Tifozët nuk ulin moralin, vijon atmosfera: Jemi nga Presheva do festojmë Play-off-in
Atmosfera e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri–Angli, ku Kombëtarja u mund nga “Luanët” me dy gola, u pasqyrua këtë të diel në emisionin “Review” në Euronews Albania, të moderuar nga Greta Topjana.
Nga bulevardi “Nënë Tereza”, gazetarja Lediana Braçe intervistoi disa prej tifozëve dhe solli atmosferën e pasndeshjes, e cila, pavarësisht humbjes, ishte tejet e gjallë dhe e mbushur me motivim.
Një tifoze qytetare: “Tanët bënë sa mundën. Kemi besim te ndeshjet e tjera. Edhe kështu, ne jemi shumë krenarë për ta. Lojtari im i preferuar është Manaj.”
Nga ana tjetër foli dhe një tifoz nga Presheva i cili shoqërohej me miqtë e tij.
Një tifoz nga Presheva: “Do festojmë sepse jemi në play-off. Kemi ardhur nga Presheva dhe kemi edhe një selam. Pritshmëritë ishin të mira, por nuk na deshi fati. Performanca ishte e mirë dhe patëm shumë emocione.”
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në