Rama reagon pas ndeshjes me Anglinë: Skuadra jonë meriton mirëmjohje, forca

16 Nëntor 2025 | 21:26

Pas ndeshjes Shqipëri-Angli, e zhvilluar këtë të diel ku kuqezinjtë u mposhtën 0-2, Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një mesazhi falënderues për Kombëtaren, duke vlerësuar paraqitjen dhe arritjet historike të skuadrës në eliminatoret e Botërorit.

Rama theksoi se pavarësisht rezultatit, Shqipëria tregoi forcë dhe dinjitet për më shumë se 70 minuta përballë një prej superfuqive të futbollit botëror:

“FALEMINDERIT. Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt të madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit. Tani pllei ofi. FORCA SHQIPËRI.”-shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026