Moti i keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.
Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.
Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.
IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë, Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa të menjëhershme parandaluese, duke përfshirë:
- njoftimin e komuniteteve dhe bizneseve të ekspozuara ndaj rrezikut;
- kontrollin dhe pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave,
- vënien në gatishmëri të hidrovoreve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;
- monitorim të vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe, nëse kërkohet, evakuim preventiv.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë