Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me vdekje për krime kundër njerëzimit

17 Nëntor 2025 | 17:03

Një gjykatë speciale në Bangladesh ka dënuar ish-kryeministren Sheikh Hasina me vdekje pas një gjyqi disamujor që e shpalli atë fajtore për urdhërimin e një shtypjeje vdekjeprurëse ndaj një kryengritjeje të udhëhequr nga studentët vitin e kaluar.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në kryeqytetin Daka, e cila gjykoi Hasinën, 78 vjeçe, dhe dy zyrtar të tjerë për akuza që lidhen me krime kundër njerëzimit, dënim i cili u dha të hënën.

Kombet e Bashkuara thonë se deri në 1,400 njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën, ndërsa qeveria e Hasinës u përpoq të shtypte protestuesit vitin e kaluar në një përpjekje për të mbajtur pushtetin.

Vendimi i shumëpritur, i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizionin kombëtar, erdhi më pak se tre muaj para zgjedhjeve të para në vendin e Azisë Jugore me 170 milionë banorë që nga përmbysja e saj dhe arratisja në Indi në gusht 2024.

“Të gjitha… elementët që përbëjnë krime kundër njerëzimit janë përmbushur”, tha gjykatësi Golam Mortuza Mozumder para gjykatës në Daka, duke e shpallur ish-udhëheqësin fajtore për tre akuza: nxitje, urdhër për vrasje dhe mosveprim për të parandaluar mizoritë.

“Ne kemi vendosur t’i japim asaj vetëm një dënim – domethënë, dënim me vdekje”, theksoi ai.

Ish-Ministri i Brendshëm, Asaduzzaman Khan, u dënua gjithashtu me vdekje pasi u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit, ndërsa ish-shefi i policisë Chowdhury Abdullah Al-Mamun, i cili ishte në gjykatë dhe kishte pranuar fajësinë, u dënua me pesë vjet burgim.

Ndërkohë, vendim pë ish- kryeministren Sheikh Hasina u prit me brohorima dhe duartrokitje nga personat që ishin të pranishëm brenda në sallë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026