Dyshohet se pati gisht në vrasjen e një burri, gjykata nis hetimet për Sheikh Hasina

14 Gusht 2024 | 11:37

Një gjykatë në Bangladesh ka urdhëruar një hetim mbi rolin e dyshuar të ish-kryeministres Sheikh Hasina në vrasjen e një burri nga policia gjatë protestave vdekjeprurëse që çuan në rrëzimin e saj.

Hasina, e cila u largua nga vendi në fillim të këtij muaji pas disa javësh trazirash, akuzohet, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë, për vdekjen e një pronari të një dyqani ushqimor më 19 korrik, sipas agjencisë së lajmeve Bangladesh Sangbad Sangstha.

Kjo është çështja e parë ligjore që ngrihet kundër Hasinës pas goditjes nga protestat e mëdha kundër kuotave të punësimit në qeveri, që shpërthyen në të gjithë Bangladeshin muajin e kaluar.

Në komentet e saj të para publike që nga largimi nga Bangladeshi, Hasina të martën bëri thirrje për një hetim mbi “vrasjet e tmerrshme dhe aktet e sabotimit” gjatë protestave.

Deklarata e saj, e postuar në X nëpërmjet djalit të saj, nuk përmendi rastin e vrasjes kundër saj, por tha se aktet e “sabotimit, zjarrvënieve dhe dhunës” kishin rezultuar në “shumë qytetarë të pafajshëm të vendit tonë të humbnin jetën e tyre”.

“Kërkoj një hetim të plotë për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit për këto vrasje të tmerrshme dhe akte sabotazhi,” tha Hasina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026