OBSH: Shumë fëmijë dhe adoleshentë në Evropë vuajnë nga çrregullime mendore

17 Nëntor 2025 | 18:13

Shëndeti mendor i fëmijëve dhe adoleshentëve në Evropë, përfshirë edhe Shqipërinë, po përballet me një krizë serioze.

Alarmin e jep raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i cili tregon se 1 në 7 fëmijë dhe të rinj nën moshën 20 vjeç vuajnë nga një çrregullim i shëndetit mendor.

Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 30% gjatë 15 viteve të fundit.

Ankthi është çrregullimi më i përhapur i shëndetit mendor midis fëmijëve dhe adoleshentëve. Sipas të dhënave të studimit, fëmijët dhe adoleshentët që përjetojnë ankth janë dyfishuar në dy dekada: nga 3,5% në vitin 2000 në 7,1% në vitin 2023.

Ekspertët nënvizojnë se problemet e shëndetit mendor prekin më shumë vajzat se djemtë. Shifrat rriten me moshën, duke bërë që adoleshentët mbi 15 vjeç të jenë më të shumtë se fëmijët e vegjël që përballen me këto çrregullime.

OBSH-ja identifikon disa faktorë kryesorë që ndikojnë në këtë situatë: Izolimi social,pasojat e pandemisë COVID-19, konfliktet gjeopolitike dhe pasiguria ekonomike.

Megjithatë, mungesa e mbështetjes profesionale e përkeqëson situatën. Sipas raportit, 1/4 e vendeve evropiane nuk ofrojnë shërbime të shëndetit mendor të bazuara në komunitet për të rinjtë, dhe 1/5 e vendeve nuk kanë politika të posaçme për shëndetin mendor të fëmijëve.

Raporti paralajmëron se shumë të rinj po i drejtohen inteligjencës artificiale për mbështetje emocionale, gjë që mund të ketë pasoja serioze në mungesë të kujdesit profesional.

Ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për krijimin e sistemeve më të forta të mbështetjes, në mënyrë që të mbrohen brezat e ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë

Pas një vale të nxehtë intensive, Franca u godit nga stuhi të forta me reshje të dendura shiu dhe breshër, dhe në rrjetet sociale mund...
13:32 | 29/06/2026

Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, së bashku me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme...
10:42 | 29/06/2026

Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka udhëzuar administratën e tij të gjejë taksa të reja në të gjithë BE-në për të financuar buxhetin e ardhshëm...
08:20 | 29/06/2026