Situata e motit në Shkodër, aksi Theth-Breg Lumi e bllokuar

18 Nëntor 2025 | 09:48

Këtë të martë, situata e motit në Bashkia Shkodër paraqitet e qetë, ndërsa reshjet e shiut vijojnë me intensitet mesatar, pa problematika të mëdha, ka bërë me dije Komisioni i Mbrojtjes Civile në Qarkun Shkodër.

Sipas raportimeve, në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, rruga Theth-Breg Lumi është ende e bllokuar si pasojë e shembjes së masivit të inerteve. Gjatë ditës së sotme, strukturat e Bashkisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes po punojnë për zhbllokimin e aksit dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Në Vaun e Dejës, reshjet e shiut vijojnë me intensitet mesatar, ndërsa është raportuar mungesë e energjisë elektrike në disa njësi administrative.

Në Bashkinë Pukë, reshjet e shiut janë gjithashtu me intensitet mesatar dhe nuk ka probleme të raportuara.

Në Bashkinë Fushë Arrëz, reshjet e shiut vijojnë me intensitet të lartë, shoqëruar me shkarkesa sporadike të rrufeve. Raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa njësi administrative. Strukturat po punojnë intensivisht për normalizimin e situatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet...
15:54 | 02/07/2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve...
15:50 | 02/07/2026

Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dalë me një deklaratë këtë të enjte lidhur me tensionet e regjistruara  gjatë protestës së sotme të qytetarëve para Parlamentit....
15:39 | 02/07/2026