Trump do t’i shesë F-35 Arabisë Saudite, reagon Izraeli
Ushtria izraelite i paraqiti të dielën një dokument zyrtar udhëheqjes politike të Izraelit, duke shprehur kundërshtime të qarta ndaj shitjes së avionëve luftarakë të përparuar F-35 nga Shtetet e Bashkuara te Arabia Saudite.
Sipas dokumentit, superioriteti ajror i Izraelit mund të minohet nëse vendet e tjera në Lindjen e Mesme blejnë avionët e përparuar të padukshëm , një çështje për të cilën qeveria e vendit ka shprehur vazhdimisht shqetësim në të kaluarën.
Izraeli dëshiron të ruajë avantazhin e tij cilësor ushtarak në rajon duke pasur avionët më të përparuar dhe më parë ka bërë përpjekje për të parandaluar shitjen e F-35 te vendet e tjera fqinje, përfshirë Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ushtria izraelite konfirmoi se “i paraqiti qëndrimet e saj për këtë çështje udhëheqjes politike”.
Sot, Izraeli është i vetmi vend në Lindjen e Mesme që ka F-35 në arsenalin e tij, me 45 avionë në shërbim dhe 30 të tjerë të porositur.
Dje, Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi se Uashingtoni do t’i shesë avionë luftarakë F-35 Arabisë Saudite. Edhe nëse shitja vazhdon, do të duhen të paktën shtatë vjet që të dorëzohet avioni i parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës