Trump i gatshëm të nënshkruajë një projektligj për sanksione dytësore ndaj Rusisë

18 Nëntor 2025 | 07:45

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i gatshëm të nënshkruajë një projektligj që shton sanksionet kundër Rusisë për sa kohë që ai mban autoritetin përfundimtar të vendimmarrjes mbi çdo masë të tillë, ka thënë një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas tij, gjithmonë ka qenë e rëndësishme për Shtëpinë e Bardhë dhe presidentin Trump që të ketë një marrëveshje Ukrainë-Rusi.

“Pra, për sa kohë që kjo është e rëndësishmr për të, mendoj se presidenti do ta shqyrtonte nënshkrimin e projektligjit për vendosjen e sanksioneve dytëssore. Ai do ta nënshkruaj. Ai e sinjalizoi këtë mbrëmë”, tha zyrtari.

Ai vuri në dukje se Trump në fakt e mbështeti iniciativën legjislative të dielën në mbrëmje. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se negociatat midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë janë duke vazhduar.

“Ne definitivisht po punojmë ende për këtë. Thjesht nuk ka qenë në qendër të lajmeve sepse kemi shumë gjëra që po ndodhin”, vuri në dukje zyrtari.

Projektligji në fjalë u prezantua në fillim të prillit nga një grup dypartiak anëtarësh të Senatit. Mbështetësit kryesorë ishin senatorët Lindsey Graham, republikan nga Karolina e Jugut, i cili është në listën e terroristëve dhe ekstremistëve të Rusisë dhe Richard Blumenthal, demokrat nga Konektikati.

Iniciativa përfshin sanksione dytësore kundër partnerëve tregtarë të Rusisë. Propozimi i ligjvënësve përfshinte detyrime importi prej 500% mbi importet në Shtetet e Bashkuara nga vendet që blejnë naftë, gaz, uranium dhe mallra të tjera nga Rusia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë

Një anëtar indian i ekuipazhit u vra dhe tetë të tjerë u plagosën kur dy tankerë nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe u goditën nga...
20:59 | 14/07/2026

Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur

Të paktën 50 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, dyshohet se janë humbur në det, ndërsa 10 mbijetuan, pasi varka e tyre prej druri u përmbys...
20:43 | 14/07/2026

Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një telefonate, të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani, raportoi Axios të...
20:26 | 14/07/2026