Tabaku ndërpret mbledhjen: S’diskutojmë buxhetin pa ardhur ministrja e Shëndetësisë

18 Nëntor 2025 | 11:02

Komisioni për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për të shqyrtuar buxhetin e vitit të ardhshëm për sektorët e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me fokus te: Barazia Gjinore; Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Shërbimi Social Shtetëror.

Mbledhja u ndërpre nga kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, pas mungesës së Ministres së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

“Edhe në kohën e buxhetit shohim se ministrja nuk vjen. E kuptoj që është e re në detyrë dhe ka një sektor problematik, por duhet të respektojë Kuvendin dhe buxhetin”, u shpreh Tabaku me keqardhje.

Ministria ishte përfaqësuar vetëm nga zëvendësministrat, por Kryetarja e Komisionit këmbënguli se tema kërkonte patjetër praninë e vetë ministres Sala.

“Është njësoj sikur në një projektligj të propozuar nga ministria të vijnë drejtorët dhe jo ministri apo zëvendësministrat. Këtu flasim për buxhetin”, theksoi ajo.

Në mungesë të ministres, Tabaku mbylli mbledhjen dhe kërkoi që diskutimi të vijojë vetëm në prani të saj, duke nënvizuar rëndësinë e llogaridhënies institucionale, sidomos në procesin e buxhetimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026