Tabaku i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së programit: Mos e mbani këtë njollë

24 Shtator 2025 | 10:21

Deputetja e partisë Demokratike Jorida Tabaku kërkoi nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi përsëritjen e seancës ku do të duhej të diskutohej programi qeverisës i PS-së, në nisje të legjislaturës së re.

Tabaku refuzoi miratimin e procesverbalit për seancën e kaluar duke kërkuar në shkresë dhe përfshirjen e mohimit të fjalës së Gazment Bardhit për të diskutuar programin.

“Duhet sqaruar që e gjithë ajo që ndodhi në shkelje të rregullores së parlamentit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së kërkoi fjalën për procedurë për të diskutuar programi ne qeverisë. E gjitha kjo në procesverbalin që keni paraqitur nuk reflektohet.  Është hera e parë që qeveria miratohet pa diskutuar programin e qeverisë. Kemi bërë kërkesë për përsëritje të seancës. Nuk mund t’i lënë në hije shqiptarët. Kjo lidhet me procesverbalin me zbardhjen  e seancës së kaluar. Hera e parë Peleshi dhe nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë. E kuptoj që qeveria nuk ka as program për të diskutuar dhe as vizion, por nuk mund t’ia mohoni të drejtën opozitës dhe shqiptarëve për të pasur një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot, dhe as rregulloren nuk e shkelni dot. Duhet ta reflektoni në procesverbal që kryetarit të grupit parlamentar të PD ju mohua fjala”, tha Tabaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026