Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare, në fokus komisionet e Kuvendit
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur sot në një takim krerët e grupeve parlamentare në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në këtë takim po marrin pjesë Taulant Balla, Gazment Bardhi, Fatmir Mediu dhe Tedi Blushi.
Në qendër të diskutimeve është çështja e konstituimit të komisioneve parlamentare, një proces që ka mbetur pezull pas zhvillimeve të fundit politike, si dhe përgatitja e axhendës së punës për javën e ardhshme në Kuvend.
Takimi zhvillohet vetëm një ditë pas Konferencës së Kryetarëve, e cila nuk solli një dakordësi të plotë mes palëve, dhe vetëm një ditë përpara seancës plenare të nesërme, ku pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.
Pritet që pas këtij takimi, të ketë më shumë qartësi mbi përbërjen dhe funksionimin e komisioneve, si dhe mbi rolin e opozitës në drejtimin e disa prej tyre, çështje që ka qenë objekt debati mes maxhorancës dhe opozitës në javët e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit