Lojërat Mesdhetare: Delegacioni ndërkombëtar shqyrton hapsirat sportive në Prishtinë

18 Nëntor 2025 | 12:50

Nga 4 deri më 6 nëntor është zhvilluar në Prishtinë vizita e parë në terren e përfaqësuesve të RCAG, kompanisë fituese për hartimin e projektit për Lojërat Mesdhetare 2030.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte nisja e bashkëpunimit praktik në fazën përgatitore të projektit dhe krijimi i një kuptimi të përbashkët mes palëve për pritshmëritë dhe drejtimin që duhet të marrin punët që duhet të përfundohen.

Delegacioni ka parë nga afër infrastrukturën aktuale sportive në Kosovë duke inspektuar disa prej impianteve kryesore sportive si stadiumin “Fadil Vokrri”, Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Bulevardet e Prishtinës (lokacioni i garave të 3×3 basketbollit), Lokacionin e kompleksit olimpik të notit, Parkun Kombëtar të Gërmisë, Zonën e parashikuar për Fshatin e Sportistëve, Qendrën e Komitetit Olimpik të Kosovës, si dhe hotelet e parashikuara për “Games Family”.

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, tha se kjo vizitë ka dy qëllime kryesore.

“Janë dy nivele kyçe në të cilat ata do të fokusohen. I pari është një është plani i operimeve dhe i shërbimeve, të cilat ne do t’i ofrojmë familjes mesdhetare e cila sot vizitoi Kosovën dhe natyrisht ajo pa nëse ne nuk mundemi. Kjo është infrastruktura sportive dhe infrastruktura e përgjithshme e cila duhet të krijohet për t’i organizuar Lojërat Mesdhetare. Një nga temat shumë të rëndësishme do të jenë burimet njerëzore, pra si do ta arrijmë nivelin që sa më shumë staf profesional lokal të jetë në Lojërat Mesdhetare dhe plani ynë, parashikimet tona janë që mbi 500 persona të rinj nga Kosova të jenë të angazhuar në nivele të ndryshme të memaxhmentit të organizimit të Lojërave Mesdhetare”, bëri të ditur Aliti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026