VanHorn takim me Ibrahimaj: Ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, prit në një takim Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Ambasada shkruan se takimi shërben për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit.
Ambasada e SHBA-së bëri me dije se gjatë takimit, znj. VanHorn prezantoi një plan për të ofruar ekspertizë amerikane lidhur me partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri.
Sipas postimit të Ambasadës, këto iniciativa synojnë të promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë, duke krijuar një mjedis ku bizneset mund të lulëzojnë.

Postimi i plotë
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë zhvillimin e inovacionit. Gjatë takimit të saj, znj. VanHorn ndau planet e ambasadës për të ofruar ekspertizë amerikane mbi partneritetet publike-private dhe inkurajoi miratimin e një mekanizmi të fuqishëm për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Këto iniciativa promovojnë inovacionin, transparencën dhe përgjegjshmërinë në mënyrë që bizneset të lulëzojnë”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes