“Metamorfoza”, gazetari shpjegon vendimin për Oltion Bistrin
Gazetari Eni Ferhati i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ka folur lidhur me vendimin e marrë sot lidhur me fraksionin e parë të dosjes “Metamorfoza” ku u la i lirë ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri. Ferhati u shpreh se vendimi u ka marrë kohë trupës gjykuese teksa shtoi se vendimet e marra janë një ogur i mirë. Sipas tij jo çdo dosje duhet të shkojë me një vendim gjyqtar me burg.
“Një nga vendimet e para që jepet mbi dosjet e ashtu quajtura SKY ECC, i gjithë hetimi dhe provave që janë bashkëngjitur rrugës, indicia kryesore ka qenë zbërthimi i aplikacionin Sky ECC. Dhe është e parë të kuptuar se kush do të jetë vlera dhe cilësia që do ti japë gjykata provës së Sky Ecc, këtyre komunikimeve elektronike që janë përfituar me letër porosi dhe rrugë gjyqësorë.
Ka qenë një vendimi cili ka marrë relativisht një kohë të gjatë të trupës gjyqësorë. Gjyqtarët kanë qëndruar 4 orë në dhomën e këshillimit. Megjithatë ishte një praktikë e çuditshme pasi dy të pandehur në këtë fraksion të ndarë të dosjes së madhe “Metamorfoza”, vendimi do të shpallet më 2 dhjetor Për Pëllumb Gjokën dhe ish-shefin e krimit të ogranizuar në Shkodër, Ardit Hasanbegaj.
Vendimi, nuk jam i suprizuar, madje do thoja është një ogur i mirë. Dosja metamorfoza është ndarë në dy fraksione, fraksioni me krimet e lehta ku të gjithë të pandehurit u proceduan me gjykim të shkurtuar dhe dosja për krimet e rënda ku po shkohet në gjykim të zakonshëm sepse janë vrasje me paramendim në kuadër të grupit kriminal ku nuk pranohet gjykimi i shkurtuar.
Kjo ishte ishte fraksioni i parë, në këtë operacion por edhe në operacione të tjera më shumë shet emri sesa hetimi apo materiali konkret. Ky është një ogur i mirë sepse ndoshta edhe ne e kemi patur opinionin publik se çdo dosje duhet të shkojë me një vendim gjyqtar me burg dhe të shpallurit fajtor,” tha gazetari.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta