Detaje nga SKY ECC, Karamuço: Ka disa përgjime që prokurorët i mbajnë në sirtar

18 Nëntor 2025 | 21:15

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në Euronews Albania, në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli, lidhur me përgjimet në SKY ECC. Karamuço tha, midis të tjerash, se ka disa përgjime ende të pazbardhura që rrinë në sirtarët e disa prokurorëve, sipas tij.

“Të gjitha këto hetime që kanë pasur në bazë të tyre prova nga SKY kanë pasur vështirësi, ku sipas Kushtetueses dhe gjykatave të tjera, duhet që krahas përgjimeve që ti ke në dispozicion të kesh edhe prova të tjera. Gjyqi bëhet tani, por këto kanë ndodhur para 7 vjetësh. Ne kemi filluar të japim vendimet e para në bazë të SKY ECC. Është një database i madh që vijnë nga ndërkombëtarët. E para, unë nuk ia uroj askujt burgun. Kemi disa vite që kemi ca pine të SKY që mbeten ende në sirtarët e prokurorëve sepse kanë ndodhur aty, mbase janë të paidentifikuar. Mbase ndonjë mbyll dhe sytë për të shmangur nga përgjegjësia ndonjë person publik,” – tha Karamuço.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026