“Nuk do ta njoh Kosovën”, Vuçiç: Do te jem në presion, vendimet në Serbi nuk merren nga ambasadorët e huaj

29 Maj 2021 | 14:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic shprehet se nuk do ta nënshkruajë njohjen e shtetit të Kosovës.

Duke kryesuar mbledhjen e partisë së tij, Vuçiç theksoi se Serbia është pjesë e botës dhe dëshiron një kompromis, por paraqiti edhe “vija të kuqe” të qarta.

“Do të jem absolutisht nën presionin më të madh dhe të stigmatizuar, por më lejoni të them, unë nuk do të nënshkruaj njohjen e  Kosovës së pavarur”, deklaroi Vuçiç.

Presidenti shtoi se vendimet në Serbi nuk do të merren nga ambasadorët e huaj.

Një deklaratë e tillë vjen pak ditë para se të rinisë edhe dialogu Kosovë-Serbi, ku Vuçiç do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026