Kosova drejt Lojërave Mesdhetare, çfarë është premtuar për atletët dhe tifozët?

21 Nëntor 2025 | 10:13

Në vitin 2030 Kosova do të jetë një nga qendrat më të mëdha sportive ndërkombëtare pasi do të organizoj Lojërat Mesdhetare.

Kur flitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare nga Kosova, prej aspektit infrastrukturor, është premtuar një paketë investimesh për të përmbushur standardet ndërkombëtare sportive dhe për të siguruar kushte të mira për atletët dhe spektatorët.

Por, çfarë realisht ka premtuar Kosova në aspektin infrastrukturor para Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare?

Sipas Ministrisë së Financave, do të ketë investime publike prej më shumë se 250 milionë euro për infrastrukturë sportive duke përfshirë stadiume, pishina, palestra, etj.

Rikonstruktime dhe ndërtime të reja janë planifikuar për 27 stadiume.

Ndërkohë, është planifikuar konstruksioni i stadiumit kombëtar në Prishtinë, i cili është pjesë kyçe e planit për Lojërat Mesdhetare.

Është planifikuar gjithashtu ndërtimi i një kompleksi olimpik me pishinë, ndërtimi i një kompleksi tenisi dhe një fushe të re për sporte specifike.

Sakaq,  10 objekte të tjera sportive do të rikonstruohen, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Ka edhe plan për qendra të stërvitjes dhe objekte sportive rajonale në qytete të ndryshme. Qendra “Mediterranean Village”,  Qendra e studentëve në Prishtinë, Student Center, do të përdoret si “Mediterranean Village” gjatë Lojërave Mesdhetare.

Planifikohet zgjerimi, rinovimi i Qendrës së studentëve në Prishtinë për të akomoduar sportistët dhe delegacionet.

Përsa i përket financim ndërkombëtar, po bëhen studime fizibiliteti për investime infrastrukturore, dhe janë ndërmarrë bisedime me institucione si Banka Evropiane e Investimeve, EIB, për mbështetje teknike për rinovimin e Pallatit të Rinisë.

Ndërkohë, është themeluar Komiteti Organizues i Lojërave Mesdhetare i cili po punon për organizimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026