Dëmtohet Ura e Glinës, pesë fshatra të Dropullit të izoluar! Kërkohet ushtria

21 Nëntor 2025 | 15:43

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkun e Gjirokastrës, ku vërshimi i ujërave ka dëmtuar rëndë Urën e Glinës në Bashkinë Dropull. Për shkak të rrezikut, qarkullimi i mjeteve në urë është pezulluar plotësisht, duke izoluar pesë fshatra që lidhen përmes këtij aksi.

Prefektja e Gjirokastrës, Albana Hasanaj, konfirmoi se situata kërkon masa emergjente:

“Si pasojë e reshjeve intensive kemi një dëmtim të Urës së Glinës, e cila për momentin është e bllokuar dhe është ndaluar qarkullimi në të dyja kahet për arsye sigurie. Kjo pengon qarkullimin e pesë fshatrave të zonës. Në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe bizneset e zonës kemi vlerësuar një rrugë alternative për të mundësuar ndërhyrjet e nevojshme. Të gjitha grupet e emergjencës janë në terren dhe kemi komunikuar me Ministrinë e Mbrojtjes për marrjen e masave,” u shpreh ajo.

Autoritetet lokale po punojnë për të garantuar lëvizjen e banorëve dhe për të siguruar zgjidhje të përkohshme derisa të nisë ndërhyrja në urë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026