Vjosa në ditën e 4 të krizës: Fshati Fitore në rrezik nga kanalizimet e tejngopura
Kriza përgjatë lumit Vjosa ka hyrë në ditën e saj të katërt, ndërsa niveli i ujit vazhdon të mbetet brenda zonës së rrezikut.
Për dy ditë rresht, matjet kanë shënuar luhatje mes 7.8 dhe 8.3 metrash. Sipas autoriteteve thonë se situata mbetet e brishtë, pasi çdo rritje e mëtejshme mund të çojë në daljen e lumit nga shtrati.
Ndërkohë, tensioni është rritur në fshatin Fitore, ku përmbytjet nuk po vijnë drejtpërdrejt nga Vjosa, por nga kanalizimet e tejngopura. Sipas banorëve dhe ekipeve në terren, rrjeti i drenazhimit ka arritur kapacitetin maksimal dhe tashmë nuk përballon më prurjet, duke bërë që uji të rikthehet drejt zonave të banuara.
Strukturat lokale të emergjencës po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të jepen vlerësime të reja mbi dinamikën e nivelit të lumit dhe rrezikun për zonat përreth. Autoritetet u bëjnë apel banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.
Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm