Mjeshtri Anastas Petridhi: Emocion i veçantë të realizosh shkronjat në drugdhendje

22 Nëntor 2025 | 16:03

Mjeshtri drugdhendës, Anastas Petridhi, është një prej artizanëve të vjetër në Pazarin karateristik në Gjirokastër.

Midis motiveve tërheqëse në drugdhendje, realizimi i suvenireve me gërmat shqip është një prej punëve të preferuara të artizanit gjirokastrit.

Në këtë 117-vjetor të Alfabetit të Gjuhës Shqip, suvenire të tilla të realizuara në drugdhendje apo pirografi kanë tërhequr interesimin e banorë dhe turistëve.

“Kjo ditë ka një emocion të veçantë sepse krahas produkteve të tjera artizanale që unë realizoj këtu janë edhe gërmat e alfabetit shqip të cilat unë kam vite që i punoj dhe me të vërtetë janë produkte që janë me shumë sukses”, është shprehur mjeshtër drugdhendës, Anastas Petridhi.

Mjeshtri drugdhendës e cilëson emocion të veçantë realizimin dhe gdhendjen në dru të këtyre lloj suveniresh.

“Këtë proces, pra bërjen dhe prodhimin e gërmave unë nuk e shikoj si një proces të rëndomtë por është emocioni që ndjej sepse të gjithë kemi kaluar në bangat e shkollës dhe kemi kaluar emocionet e mësimit të gërmave të para të alfabetit shqip, na rikthen në kohë dhe ndjesitë janë të veçanta”, ka shtuar më tej mjeshtër drugdhendës.

Kanë qenë të shumtë banorët dhe turistët që urojnë drugdhendësin gjirokastrit për realizimin e suvenireve dhe dhuratave me imazhin e alfabetit shqip.

“Kjo vlen dhe më shumë për mua. Kam marë falënderime të ndryshme nga persona dhe turistë kur kam realizuar gërmat shqip dhe i kanë tërhequr. Më kanë falënderuar sepse jo vetëm që rikthehemi në kohë në mësimin e gërmave të para, por sepse i përdorin si dhurata dhe suvenire”, është shprehur Anastasi.

Tashmë suveniret me motive historike dhe traditës janë mjaft të kërkuara nga turistët që vizitojnë Gjirokastrën e gurtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026