Moti i keq, Vengu nga Saranda: 1 500 hektarë nën ujë, vijon inventarizimi i dëmeve
Situata e reshjeve me intensitet të lartë ka shkaktuar përmbytje të mëdha në të gjithë vendin, të cilat nuk janë regjistruar prej 4 dekadash në këtë masë, kryesisht në qytetin e Sarandës.
Ndërkohë, fshati Çuka është zona më e prekura, me rreth 500 hektar tokë nën ujë dhe qindra bagëti të ngordhura.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte këtë të shtunë në Sarandë, për të monitoruar nga afër dëmet e shkaktuara nga moti i keq.
Vengu bëri të ditur se po punohet me intensitet të plotë për t’u ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa theksoi se vendi po përballet me frontin e tretë të reshjeve brenda një jave.
“Jemi në një front të tretë meteorologjik në mbarë vendin. Rreth 1,500 hektarë janë nën ujë, 500 në bashkitë Kurbin dhe Lezhë. Në Devoll dhe e Maliq ujërat kanë rënë, por kemi Vjosën dhe Semanin me një sipërfaqe të konsiderueshme brenda argjinaturave që kërcënojnë disa fshatra. Saranda është prekur në mënyrë masive, me 500 hektarë nën ujë”, është shprehur Vengu.
Ministri bëri me dije se po kryhet inventarizimi i dëmeve të shkaktuara nga reshjet.
“Të gjitha forcat, si ato xheniere, forcat e bashkisë dhe emergjencat, janë në terren për të rehabilituar argjinaturën e Bistricës, me qëllim që brenda dy ditëve të ardhshme të vendoset stabiliteti” theksoi Vengu.
Ndërkohë i pranishëm ishte edhe Kryetari i bashkisë Oltion Caci, i cili tha se:
“Situata vazhdon të jetë e paqëndrueshme, moti nuk po na favorizon në gjithë këtë. Bashkia ka qenë në terren, kemi filluar duke pasur fokus shpëtimin e jetës së njerëzve në radhë të parë, me gjënë e gjallë e me bizneset dhe të gjitha problematikat që solli kjo situatë, që sipas meteorologëve nuk ka ndodhur në 40 vjet në Sarandë. Shpresojmë që brenda pak ditësh ta sjellim situatën nën kontroll. Kërkojmë ndjesë dhe bashkëpunim nga gjithë qytetarët e Sarandës. Ne jemi në terren dhe shumë shpejt çdo gjë do të sillet në normalitet”, është shprehur Caci.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm