Zbardhet dëshmia e babait të Naim Murselit: Nuk e di çfarë ka ndodhur
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të hënë po zhvillohet seanca e radhës ndërsa është lexuar deklarata e Shaban Murselit, babait të Naimit i cili akuzohet si person i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Deklarata e Shaban Murselit mësohet se është dhënë më 6 dhjetor të vitit 2023 por në seancën e së hënës u vendos që të lexohej për shkak të mundës së tij për të dëshmuar.
Gjatë deklaratës gjyqtarja Fatime Dormaku ka pyetur babain e Naim Murselit nëse ka ndonjë dyshim se çfarë kishte ndodhur. Në përgjigjen e tij ai ishte shprehur se nuk e di dhe se nuk asnjë dyshim se çfarë ka ndodhur.
“As nuk e di, as nuk e kam ndonjë dyshim se çka ka mundur të ndodhë në këtë rast”, kishte thënë ai.
Ai ishte pyetur se a ka pasur djali i tij armë por ai e kishte mohuar një gjë të tillë. Shqyrtimi gjyqësor do të vazhdojë me administrimin e provave.
LEXONI GJITHASHTU:
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale