Dumani nga Brukseli: Kemi marrë kërcënime nga media, politika dhe krimi organizuar

24 Nëntor 2025 | 14:54

Delegacioni Evropian në Shqipëri përmes një postimi në “X” ka ndarë pamje dhe detaje nga takimi i zhvilluar javën e kaluar në Bruksel ku i pranishëm ishte kreu i SPAK, Altin Dumani.  Takimi u zhvilluar Qendrën e Politikave Evropiane, ku i pranishëm ishte edhe zëvendësdrejtori i njësisë për strategjinë dhe koordinimin e zgjerimit në DG ENEST, Giulio Vennerin.

Në takim u theksua roli kyç i SPAK në reformat e sundimit të ligjit në Shqipëri dhe integrimin në BE. Dumani gjatë takimit gjithashtu theksoi zhvillimin e SPAK-ut si një institucion kryesor i reformës së drejtësisë në Shqipëri, bazuar në pavarësi, profesionalizëm, qëndrueshmëri institucionale, bashkëpunim ndërkombëtar dhe besim publik.

“Transformimi sistemik është i mundur kur një shoqëri zgjedh integritetin mbi cinizmin, dhe kur institucionet ndërtohen jo për rehati politike, por për shërbim publik. Vështirësitë kanë qenë të shtumta. Ne në dhjetor mbushim 6 vjet.

Vështirësitë kryesore kishin të bënin me organizimin e institucioneve. Një vështirësi tjetër ishte presioni i madh që gjendeshim, i publikut qe kërkonte rezultate, pasi SPAK-u shihej, që prej krijimit, si një shpresë për funksionimin e institucioneve dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar

Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar,” tha Dumani.

Venneri theksoi se SPAK-ut është një kontribues i madh në besueshmërinë e Shqipërisë në procesin e pranimit në BE. Sipas tij ky proces është ndërtuar mbi rezultate konkrete, zgjerimin e kapacitetit teknik dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë

“Kur vendet zbatojnë vërtet reformat, BE-ja jep rezultate në këmbim”, tha Venneri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026