Nga Hoxha te Asani, Daku dhe Laçi, shqiptarët impresionojnë në arenën ndërkombëtare

24 Nëntor 2025 | 17:27

Futbollistët e Kombëtares shqiptare vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, duke shënuar gola dhe dhënë asiste për klubet e tyre gjatë javës që lamë pas.

Arbër Hoxha është futbollisti i momentit në Kroaci ku pas shpalljes lojtari më i mirë i muajit shtator, sulmuesi i Kombëtares fitoi të njëjtin çmim edhe për muajin tetor, duke shënuar dy gola në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Dy gola realizoi edhe Jasir Asani në Kupën e Iranit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në kohën shtesë.

Qazim Laçi realizoi një eurogol me goditje dënimi për Rizesporin në kampionatin turk, ndërsa Juljan Shehu shënoi në kampionatin polak.

Mirlind Daku realizoi golin e vetëm për Rubin Kazan, ndërsa Anis Mehmeti dha tre asiste në fitoren 3-0 të Bristol Siti, duke qenë ndër më të mirët në fushë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026