PD nis foltoren te kryeministria, Bardhi: Fjalën do ta kenë qytetarët

24 Nëntor 2025 | 18:23

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, foli pak para nisjes së foltores para kryeministrisë, ku tha se fjalën do ta kenë qytetarët.

“Kjo foltore është për të dëgjuar fjalën e qytetarëve dhe besoj se në çdo foltore do të dëgjohen zëra të ndryshëm që do na bashkohen për të shprehur shqetësimet e tyre. Sot, për shembull, do të jenë minatorët e Spaçit,” tha ai.

Në lidhje me strategjinë në vazhdim, Bardhi shtoi se do të jetë kryesia e PD që do të vendosë.

Deputeti tjetër, Korreshi, tha:

“Presim që të gjithë hajdutët e fondeve të qytetarëve të futen në burg dhe sigurisht largimin e tyre nga qeveria.”

Ndërsa deputeti Tritan Shehu tha se ky është një aktivitet i rëndësishëm, ku qytetarët dhe deputetët shprehen në një parlament të hapur.

Sipas tij, kjo është e nevojshme pasi në parlamentin zyrtar ekziston një censurë.

“Kjo është vlera e aktivitetit, jo vetëm numri i pjesëmarrësve, por hapësira që u jepet qytetarëve për t’u shprehur. Aktiviteti do të zhvillohet çdo javë për të diskutuar problemet që kanë qytetarët. Elementi kryesor është që qytetarët të shprehen të lirshëm dhe të denoncojnë problemet e qeverisjes. Ky është një parlament i hapur qytetar, ndryshe nga parlamenti i censuruar që kemi sot. Nuk ka një afat të caktuar, për momentin është vendosur të mbahet një herë në javë, ndërsa më pas do të shihet,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026