Vlorë, pezullohen mjetet e lundrimit për 24 orë për shkak të kohës së keqe

25 Nëntor 2025 | 10:57

Kapiteneria e portit detar të Vlorës për shkak të kohës së keqe dhe detit me dallgë ka pezulluar lundrimin për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit të kapitenerisë në Vlorë duke filluar prej orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të marte dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit të së mërkurës do të ket pezullim të lundrimit. Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit nuk do të lejohen të lundrojnë brenda apo jashtë gjirit të Vlorës.

Pezullimi i lundrimit është shkaktuar nga era e fortë bregdetare që ka prekur qytetin. Erërat e forta me shpejtësi në jug-juglindje të cilat arrinë në shpejtësinë 10-15 metër për sekond, kanë bërë që në gji dallgët të shkojnë deri në 1 metër lartësi dhe jashtë gjirit deri në 1.5 metër lartësi, duke e bërë të pamundur lundrimin e këtyre mjeteve.

Bëhet me dije se trageti i linjës me brindisin do të vijoj lundrimet në normalitet të plotë, pasi ky traget përballon një forcë deti më të madhe se kaq, sipas kapitenerisë së Vlorës.

Ndërkohë, për të shmangur të papriturat në bregdet dhe dëmet materiale, kapiteneria i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese dhe atyre të peshkimit ti sigurojnë mjetet në bregdet dhe mos të dalin për lundrim pasi koha e keqe rrezikon dhe jetën e tyre.

Administratorët kanë nisur që të sigurojnë varkat e peshkimit në bregdet për të shmangur përplasjen e tyre me kalatat e portit. Sipas njoftimit kushtet hidrometerologjike pritet të përmirësohe pas orës 06:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026