Shpërndarja e broshurës për barazinë gjinore, prindërit të indinjuar

26 Nëntor 2025 | 18:28

Shpërndarja e kësaj broshure barazinë gjinore në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, ka sjellë pakënaqësi tek prindërit. Të indinjuar ata janë kundër këtij ligji dhe kërkojnë që fëmijët të mos përfshihen në këtë diskutim.

“E kemi dëgjuar këtu si muhabet. Shqetësim do ishte, duhet të na kishin njoftuar, nuk na kanë thënë gjë. Një fëmijë 6 vjeçar si mund t’ia shpjegosh çfarë është barazia gjinore, çfarë mund t’i thuash se nuk ka për ta kuptuar, do thotë po kjo, po ajo. Tani po pres që të pyes mësuesen e çunit, t’i them çfarë është, a i ka hedhur dikush, a është e qëllimshme, a është zyrtare, nuk e di”, thotë një prind.

“Ajo është e vogël, unë ja shpjegoja mbesës së madhe, është në klasë të 8-të, ndoshta asaj. Tani na shqetëson se ajo është e vogël, nuk di, si t’ja shpjegojmë. Edhe për festat e Nëntorit nuk dinim si t’ja shpjegonim çfarë ka ndodhur. Kjo është akoma dhe më problematike për të shpjeguar”, shprehet një tjetër.

Broshura është nxjerrë nga shërbimi psiko-social i shkollës për luftimin e stereotipave dhe u është shpërndarë prindërve në grupe whatsup. Në përmbajtje të tyre janë këshilla për prindërit për të rritur fëmijë në mënyrë të barabartë.

Ndonëse materiali nuk është bërë pjesë e klasave, prindërit përsëri janë të frikësuar për informacionet që mund të marrin fëmijët.

Ligji i barazisë gjinore pas votimit në parlament është ende në pritje për tu dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Ndërkohë që janë zhvilluar disa protesta kundër tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026