Para, mjete, armë dhe drogë: Arrestohet oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj

27 Nëntor 2025 | 13:08

Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, është arrestuar nën dyshimet se ka qenë i lidhur me grupin kriminal të goditur nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Ai akuzohet për disa vepra penale, përfshirë nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Dyshohet se veprimet e paligjshme janë kryer gjatë periudhës kur Haxhiaj shërbente në strukturat operacionale të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i tij lidhet me operacionin ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, i zhvilluar këtë mëngjes në Itali, Shqipëri, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Mbi 150 oficerë financiarë të Komandës Provinciale të Brescias dhe SCICO-s, me mbështetjen e Europolit, Eurojust-it dhe policive partnere, po zbatojnë 24 masa paraprake dhe po sekuestrojnë rreth 3 milionë euro. Të dyshuarit konsiderohen pjesë e një organizate kriminale të specializuar në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Hetimi, i koordinuar nga Zyra e Prokurorit Anti-Mafia të Brescias, ka zgjatur pesë vite (2020–2025) dhe është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe zvicerane, si pjesë e një Ekipi të Përbashkët Hetimor. Janë përdorur teknika të avancuara, përfshirë deshifrimin e komunikimeve të koduara, përgjimet telefonike dhe vëzhgimet në terren.

Sipas hetuesve, grupi — me qendër në Shqipëri dhe degë në Itali — importonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt porteve të Evropës Veriore dhe më pas e sillte në Itali me kamionë të përshtatur. Mbi 1 300 kilogramë kokainë dyshohet se janë transportuar dhe shpërndarë në gjashtë baza logjistike në Itali. Po aty menaxhoheshin edhe paratë e trafikut, të cilat dërgoheshin në Shqipëri përmes të ashtuquajturve “mushka parash”, kryesisht shoferë autobusësh.

Gjatë hetimit janë arrestuar 10 persona dhe janë sekuestruar 550 mijë euro, 10 automjete, një armë dhe 130 kilogramë drogë, që në treg do të kapnin vlerën e rreth 12 milionë eurove. Ndërkohë, më shumë se 35 kontrolle po kryhen në të gjithë Italinë, me mbështetjen e njësive të qenve antinatotikë dhe pajisjeve të specializuara të SCICO-s dhe ATPI-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026