Rriten ndjeshëm rastet e dhunës dixhitale në Elbasan, 250 raste gjatë këtij viti

27 Nëntor 2025 | 17:32

Dhunës ndaj grave në Shqipëri po i ndryshon forma, por jo ashpërsia. Në Elbasan, gjatë vitit 2025, specialistët sinjalizojnë një rritje të ndjeshme të dhunës dixhitale, një formë e padukshme, por po aq e dëmshme sa dhuna fizike.

Përmes rrjeteve sociale, kërcënimeve online, kontrollit të jetës private dhe përndjekjes virtuale, kjo formë dhune po zëvendëson gradualisht dhunën tradicionale. Psikologët theksojnë se numri i rasteve është në rritje të vazhdueshme, duke arritur në 250–260 raste në vit vetëm në qarkun e Elbasanit.

“Rastet e dhunës dixhitale janë në rritje dhe mund të themi se rastet që vijnë tek ne janë 250–260 raste në vit në të gjithë qarkun e Elbasanit. Pothuajse 80% e njohjeve vijnë nga platformat e ndryshme të rrjeteve sociale. Fillojnë me njohje, nga pjesa virtuale kalojnë në fizike dhe më pas shohim që nuk përkojnë me atë që është biseduar. Së fundmi kemi pasur edhe raste stalking-u dhe përndjekjeje: pëlqehen në rrjete sociale dhe kur njëri vendos të ndalojë, nis përndjekja. Vazhdojnë të kontrollojnë gjithë jetën e personit, familjen, shoqërinë. Këto janë raste të rrezikshme dhe në botë kanë marrë edhe jetë njerëzish. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm për informacionet personale që ndajmë”, është shprehur psikologia, Mirela Gjoni.

Paralelisht, dhuna në familje vijon të mbetet një sfidë. Vetëm gjatë këtij viti janë menaxhuar 160 raste dhune në familje, me viktima kryesisht gra dhe vajza.

“Në fokus të punës tonë kemi dy gjëra kryesore: së pari parandalimin, që arrihet përmes informimit dhe ndërgjegjësimit, dhe së dyti forcimin e mekanizmave për t’u ardhur në ndihmë viktimave të dhunës në familje, që fatkeqësisht janë kryesisht gratë dhe vajzat. Në vitin aktual janë menaxhuar 160 raste në familje, një shifër shumë domethënëse, sepse është bërë një punë shumë e madhe qoftë për t’i mbështetur viktimat, ashtu edhe në procesin e rintegrimit”, është shprehur Përgjegjësja e Sektorit për Mbrojtjen Gjinore, Etnike dhe Diskriminimit, Nadire Kreka.

Dhuna dixhitale nuk është thjesht një problem individual, por një plagë shoqërore që kërkon reagim të përbashkët. Aktorët e shoqërisë civile, institucionet, të rinjtë dhe qytetarë të shumtë u bashkuan në aktivitetin “Stop dhunës dixhitale”, duke treguar se ndërgjegjësimi mbetet hapi i parë drejt parandalimit dhe ndryshimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026