Franca, Gjermania, Italia dhe Britania: Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar
Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar i bënë thirrje Izraelit të enjten që të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mbrojtur palestinezët në Bregun Perëndimor, pasi sulmet e kolonëve izraelitë arritën kulmin në gati dy dekada.
Në një deklaratë të përbashkët, katër vendet, të njohura së bashku si E4, “dënuan fuqimisht rritjen masive të dhunës së kolonëve kundër civilëve palestinezë dhe bënë thirrje për stabilitet në Bregun Perëndimor”.
Ministrat thanë se janë “thellësisht të alarmuar” nga ajo që e përshkruan si një rritje të sulmeve nga kolonët izraelitë, duke paralajmëruar se dhuna në rritje po destabilizon Bregun Perëndimor dhe po rrit rrezikun e një tensioni më të gjerë rajonal.
Duke cituar shifrat e OKB-së, deklarata vuri në dukje se 264 sulme nga kolonët u regjistruan në tetor, numri më i lartë mujor që nga fillimi i monitorimit sistematik në vitin 2006.
E4 i bëri thirrje qeverisë izraelite të “përmbahet detyrimeve të saj sipas ligjit ndërkombëtar dhe të mbrojë popullsinë palestineze të territoreve të pushtuara”, duke theksuar se autoritetet duhet të sigurojnë llogaridhënie.
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Izraelit që t’i mbajë përgjegjës ata që janë përgjegjës për këto krime dhe të parandalojë dhunën e mëtejshme duke adresuar shkaqet rrënjësore të kësaj sjelljeje”, thuhet në deklaratë.
Duke përsëritur qëndrimet e tyre të kahershme mbi konfliktin, katër qeveritë thanë se ato mbeten kundër “çdo forme aneksimi, qoftë i pjesshëm, total apo de facto dhe politikave të vendbanimeve që shkelin të drejtën ndërkombëtare”.
Ata gjithashtu riafirmuan mbështetjen e tyre për një zgjidhje paqësore të konfliktit të negociuar, duke deklaruar:
“Ne riafirmojmë angazhimin tonë për një, zgjidhje me dy shtetE, që jetojnë krah për krah në paqe, siguri dhe njohje të ndërsjellë”.
Ministrat theksuan se sulmet e vazhdueshme duhet të marrin fund.
“Këto sulme duhet të ndalen. Ato mbjellin terror midis civilëve, minojnë përpjekjet e vazhdueshme për paqe dhe në fund të fundit dëmtojnë sigurinë e qëndrueshme të vetë Shtetit të Izraelit”, janë shprehur ata.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta