Çfarë po ndodh në Shkup në 28 Nëntor? Gazetarja sjell detajet nga Festa e Flamurit
Ferikan Iljazi, gazetarja nga Maqedonia e Veriut, në lidhje live për Euronews Albania dha detajet për organizimet festive që do të mbahen për festën e 28 Nëntorit.
Sipas saj, në Maqedoninë e Veriut, kryesisht në Shkup, do të ketë festime të ndryshme, sidomos në komunat ku ka shumicë shqiptare.
“Në shumicën e vendeve, në rrugë kryesore ka flamuj kombëtar, gjithashtu ka flamuj edhe në shtëpi private. Përveç festimeve individuale, do të ketë edhe festë të përbashkët në sheshin Skënderbeu në komunën e Çairit, ku do të ketë organizime kulturore dhe muzikore. Fillimisht do të ketë një paradë, e cila do të nisë nga komuna e Çairit deri tek sheshi Skënderbeu në qytet, ku do të marrin pjesë kalorës dhe shoferë.
Në shkolla kjo ditë i është kushtuar kësaj dite, ku po organizohen aktivitete të ndryshme kulturore.
Në mbrëmje do të ketë një koncert në sheshin Skënderbeu, gjithashtu është organizuar edhe një koncert Gala ku do të marrin pjesë sofranot si Inva Mula dhe Dëshir Ahmeti, si dhe tenori Ismet Veseli. Kjo pritet të jetë ngjarja më e shquar në Shkup për 28 Nëntorin”, u shpreh gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti