Të shtëna me armë zjarri në Vushtri, plagoset një fëmijë
Një plagosje me armë zjarri që është regjistruar të enjten në mbrëmje në Vushtri të Kosovës. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur një vajzë e mitur. Policia bën me dije se të shtënat kanë ndodhur në rrugën “Ferat Novolani” në Vushtrri.
Pas ngjarjes një person ka shkuar dhe ka denoncuar rastin. Sipas tij një person ka qëlluar dy herë me armë në drejtim të tij dhe familjarëve të tij. Si pasojë e të shtënave, është plagosur në krah mbesa e tij e mitur.
Ajo është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
“I dyshuari pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë (pushkë 10-she) dhe 14 fishekë”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve