Çfarë po ndodh në Kosovë për 28 Nëntorin? Gazetari zbulon detajet: Janë nisur…

28 Nëntor 2025 | 10:01

Gazetari Kosov Gjoci, në lidhje live për Euronews Albania, tregoi detajet se si do të kremtohet Dita e Pavarësisë në Kosovë.

Sipas tij, një pjesë e madhe e njerëzve përfshirë dhe liderët shtetërorë, do të jenë në Shqipëri. Ndërkohë, presidenten Vjosa Osmani, e cila që nga dita e djeshme ka vizituar qytetin e Shkodrës, ku dhe sot pritet të vizitojë qytetin e Vlorës dhe Tiranës.

“Nuk ka ndonjë axhendë nga Kryeministri Albani Kurti për sa i përket organizimit të aktiviteteve për këtë ditë të veçantë. Njoftim ka bërë veç ish-kreu i Parlamentit, Dimal Basha, i cili ka paralajmëruar vizita në Boletin dhe në Prekaz.

Kemi vetëm disa ngjarje që janë paralajmëruar nga komunat dhe lidhen me vizita në varrezat e Dëshmorëve. Kriza qeveritare ka prekur festat në këtë rast, ndaj, deri më tani nuk ka ndonjë organizim nga qeveria në detyrë apo nga institucionet në përgjithësi.

Fokusi më i madh do të jetë në Shqipëri, por në Prekaz do të ketë organizim të aktiviteteve jo vetëm për Ditën e Flamurit, por edhe për datat e tjera që përfshin kjo periudhë.

Një problem tjetër është edhe dita me shi, kur në Kosovë temperaturat kanë rënë ndjeshëm, ku kjo do të ndikojë në Prishtinë dhe aktivitetet nuk do të jenë aq të shumta.

Institucionalisht nuk ka organizime krahasuar me vitet e kaluara. Kriza politike ka infektuar festat”, u shpreh gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026