Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nis hetim disiplinor për gjyqtaren Enkeleda Kapedani

31 Maj 2021 | 10:32

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) njoftoi ditën e hënë nisjen e hetimeve disiplinore ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani.

Hetimi disiplinor është urdhëruar nga kryetari i ILD-së Artur Metani për aktivitetin e gjyqtares Kapedani në rrjetet sociale. Video “selfie” të postuara prej gjyqtares në mjediset e gjykatës, të shoqëruara me muzikë të papërshtatshme, janë rrjedhur në media duke ngjallur mjaft reagime për thyerje të kodit të etikës.

Në “Kodin e etikës gjyqësore”, miratuar më 22 prill 2021, përcaktohen qartë si parime integriteti dhe sjelljeje që gjyqtari duhet të ketë:

  • Kujdeset për ruajtjen e integritetit si gjatë ushtrimit të detyrës, ashtu dhe në jetën e tij private, me qëllim garantimin e besimit të publikut […] (pika “a” – Parimi i integritetit);
  • Sigurohet për sjellje dinjitoze […] (pika “b” – Parimi i integritetit);
  • Nuk lejon që zyra e tij të përdoret për qëllime të tjera të ndryshme nga ato që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore […] (pika “c” – Parimi i sjelljes);
  • Mban veshur togën gjyqësore gjatë ushtrimit të funksionit në salla gjykimi apo hapësira të tjera […] (pika “ç” – Parimi i sjelljes);
  • Shfaq vetëpërmbajtje në përdorimin e medias dhe rrjeteve sociale (pika “k” – Parimi i sjelljes);

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i konsideroi “të pakomentueshme” videot e rrjedhura në media të gjyqtares Kapedani.

Përmes një postimi në Twitter ajo tha se prej vitit 2019 i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor “verifikimin” dhe “marrje mase” për gjyqtaren Kapedani duke e konsideruar përgjegjëse për lirimin parakohe nga burgu të Viktor Ymerit, ish-anëtar i bandës së Gazment Brakës, njohur ndryshe si “Gaxhai”.

“Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!” – shkroi ministrja Gjonaj.

Enkeleda Kapedani ka kryer studimet për drejtësi në vitet 2005-2009, më pas ka kryer specializim për “Shkenca Juridike Civile” dhe më tej ka ndjekur shkollën e Magjistraturës. Ajo është gjykatëse prej vitit 2013 ku si fillim ka ushtruar detyrë në Gjykatën e Tiranës e dy vite më pas ka kaluar në Gjykatën e Elbasanit.

Në vitin 2020 ajo u zgjodh drejtuese e Gjykatës së Elbasanit pas dorëheqjes së Zihni Shahut. Në votimin mes kolegëve, Kapedani mori 4 vota, po aq sa Matilda Fetau, mirëpo kjo e fundit kishte dy vite më pak përvojë dhe për këtë posti i drejtueses iu kalua Kapedanit.

Zihni Shahu u tërhoq nga detyra 7 muaj pasi ndaj tij kishte nisur procesi i vetingut.

Me dhjetëra vrasje që kanë mbetur pa u zbardhur qarku i Elbasanit mbetet një nga më shqetësuesit për nivelin e kriminalitetit në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026