Kryeministri belg: Përdorimi i aseteve ruse mund të prishë marrëveshjen e paqes
Kryeministri Belgjikës, Bart De Wever, tha se plani i Bashkimit Evropian për të përdorur asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën mund të rrezikojë shanset për një marrëveshje të mundshme paqeje që do t’i jepte fund luftës gati katërvjeçare.
Sipas një plani të paraqitur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, asetet e ngrira të bankës qendrore ruse në Evropë do t’i jepnin hua Ukrainës që t’i përdorte për nevojat e mbrojtjes dhe buxhetit të rregullt.
“Ecja e nxituar përpara me skemën e propozuar të kredisë për dëmshpërblime do të kishte si dëm kolateral, që ne si BE po pengojmë në mënyrë efektive arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje”, tha De Wever në një letër drejtuar Ursula von der Leyen.
Mbështetja e Belgjikës për planin është thelbësore pasi asetet që BE-ja shpreson të përdorë mbahen nga institucioni financiar belg Euroclear.
“Skema e propozuar e kredisë për dëmshpërblime është sipas mendimit tim thelbësisht e gabuar”, tha De Wever, duke shtuar se historikisht, gjatë një lufte, asetet e palëvizshme nuk ishin vënë kurrë në përdorim.
“Asetet e tilla kanë qenë objekt i vendimeve gjatë marrëveshjeve pas luftës, zakonisht në kontekstin e dëmshpërblimeve të luftës nga pala humbëse”, është shprehur ai.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë