Trump kërcënon: SHBA do të ndalojë migrimin nga “vendet e botës së tretë”

28 Nëntor 2025 | 15:44

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të politikave të tij të ashpra ndaj imigracionit, duke deklaruar se synon të “ndërpresë përgjithmonë migrimin” drejt SHBA-së nga të gjitha “vendet e botës së tretë”. Komentet e tij, të bëra përmes një postimi në rrjetet sociale, u shoqëruan me kritika ndaj asaj që ai e quajti “barra e refugjatëve” për vendin.

Deklarata erdhi pas njoftimit se një pjesëtar i Gardës Kombëtare kishte humbur jetën si pasojë e një të shtënë me armë në Uashington DC, për të cilën autoritetet kanë vënë në pranga një shtetas afgan. Trump nuk dha detaje të mëtejshme dhe nuk specifikoi se cilat vende do të përfshiheshin në ndalimin e propozuar.

Një masë e tillë pritet të hasë sfida të forta ligjore dhe ka ngjallur menjëherë reagime nga agjenci ndërkombëtare, përfshirë ato të OKB-së.

Njoftimet e presidentit pas sulmit fatal të së mërkurës shënojnë një ashpërsim të ri të qëndrimit të tij ndaj imigracionit gjatë mandatit të tij të dytë. Më herët, Trump ka synuar deportime masive të migrantëve që kanë hyrë ilegalisht në vend, ulje drastike të numrit të refugjatëve të pranuar çdo vit, si dhe heqjen e të drejtës së shtetësisë automatike për këdo që lind në territorin amerikan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026