Telegraph: Trump përgatitet të njohë territoret e pushtuara ukrainase si ruse
Shtetet e Bashkuara janë gati të njohin kontrollin e Rusisë mbi Krimenë dhe territore të tjera të pushtuara ukrainase në mënyrë që të sigurojnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, raporton Telegraph.
Sipas gazetës britanike, Presidenti i SHBA-së Donald Trump po dërgon Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner në Moskë për t’ia paraqitur propozimin drejtpërdrejt Presidentit rus Vladimir Putin. Plani për të njohur territoret e pushtuara ka shumë të ngjarë të vazhdojë pavarësisht shqetësimeve nga aleatët evropianë të Ukrainës.
Një burim i mirëinformuar i tha Telegraph se “po bëhet gjithnjë e më e qartë se amerikanët nuk janë të interesuar për qëndrimin evropian . Ata thonë se evropianët mund të bëjnë çfarë të duan”.
Presidenti rus tha të enjten se njohja ligjore e Krimesë dhe rajoneve të Donetskut dhe Luganskut nga Uashingtoni si territor rus do të ishte një nga çështjet kryesore në negociatat mbi planin e paqes të presidentit amerikan. Kremlini tha të premten se kishte marrë një propozim të rishikuar për t’i dhënë fund luftës, të hartuar pas bisedimeve emergjente midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë në Gjenevë të Zvicrës, fundjavën e kaluar.
Një plan fillestar paqeje prej 28 pikash, i formuluar nga Witkov pas diskutimeve me zyrtarët rusë, propozonte njohjen de facto të sovranitetit rus mbi Krimenë dhe dy rajonet lindore të Donbasit nga Shtetet e Bashkuara. Plani gjithashtu propozonte njohjen de facto të territoreve të kontrolluara nga Rusia pas frontit në rajonet Kherson dhe Zaporizhia të Ukrainës pas çdo marrëveshjeje armëpushimi.
Në Gjenevë, zyrtarët ukrainas dhe amerikanë negociuan dhe ranë dakord për një plan të ri me 19 pika që është më pak i favorshëm për Moskën. Megjithatë, burime të shumta kanë treguar se qëndrimi i SHBA-së për njohjen territoriale mbetet në tryezë. Megjithatë, Kievi nuk do të detyrohet të njohë kontrollin rus mbi këto territore. Kushtetuta ukrainase ndalon çdo president ose qeveri të lëshojë territor pa e vënë më parë çështjen në një referendum.
Andriy Yermak, shefi i stafit të presidentit ukrainas, dhe Rustem Umerov, këshilltari i sigurisë kombëtare, pritet të udhëtojnë për në Florida për t’u takuar me zyrtarë amerikanë në resortin e Trumpit, Mar-a-Lago, këtë fundjavë.
Në një intervistë me The Atlantic, Yermak, i cili negocioi planin e fundit të paqes me 19 pika, tha se “asnjë person i arsyeshëm sot nuk do të nënshkruajë një dokument mbi cedimin e territoreve. Për sa kohë që Zelensky është president, askush nuk duhet të mbështetet te ne që do të heqim dorë nga territoret. Ai nuk do të nënshkruajë cedimin e territoreve. Kushtetuta e ndalon këtë. Askush nuk mund ta bëjë këtë, përveç nëse dëshiron të shkelë kushtetutën e Ukrainës dhe të kundërshtojë popullin ukrainas”.
LEXONI GJITHASHTU:
Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
Rusia nis sulme vdekjeprurëse në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë ndaj Kievit, 9 të vrarë! Mes tyre edhe fëmijë
- 07:52 Anglia mposht 2-1 Republikën Demokratike të Kongos dhe kualifikohet në raundin e 16-tave
- 07:46 Shirat e rrëmbyeshëm godasin Bregun e Fildishtë dhe Ganën, 59 viktima dhe dhjetëra të zhdukur
- 07:38 Përfundojnë bisedimet SHBA-Iran në Doha, negociatat mbeten pa rezultate konkrete
- 07:33 Përmbysje e çmendur në minutën e 125-të, Belgjika eliminon Senegalin 3-2 dhe siguron kualifikimin
- 07:28 SHBA-të kualifikohen në raundin e 16-të duke mposhtur Bosnjën dhe Hercegovinën
- 07:23 Rusia nis sulme vdekjeprurëse në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë ndaj Kievit, 9 të vrarë! Mes tyre edhe fëmijë