Trump uron Shqipërinë për 28 Nëntorin, Begaj: Do të jemi gjithmonë krah SHBA-së
Presidenti Bajram Begaj ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i SHBA, Donald Trump me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.
Në një reagim në rrjete sociale, Begaj thotë se ndan përshëndetjen e liderit të SHBA për shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme.
“Është nder për mua të përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump për shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Faleminderit, SHBA, dhe faleminderit Presidentit Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme.
Shqipëria mbetet e përkushtuar të punojë me Shtetet e Bashkuara për prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria ka qenë gjithmonë, dhe do të jetë gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!”, ka shkruar Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dita e Pavarësisë, UEFA uron Shqipërinë: Komb i apasionuar pas futbollit
- Berisha uron shqiptarët: 28 Nëntori, ditëlindja e re të kombit tonë të lashtë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia