Parada e Pavarësisë në Shkodër, atmosferë festive në qytet

28 Nëntor 2025 | 17:20

Në qytetin e Shkodrës u realizuan disa aktivitete festive në kuadër festës së 28 Nëntorit. Ceremonia zyrtare e festimeve nisi me ngritjen e flamurit kombëtar në sheshin pranë bustit të Luigj Gurakuqit.

Më pas u vendosën kurora me lule nga kryebashkaiku Benet Beci, drejtuesja e prefekturës së Shkodrës Holta Duda, deputetë, drejtues lokal të partisë socialiste në Shkodër, si dhe familjarë të dëshmorëve të LANÇ.

Parada e pavarësisë u zhvendos në rrugët e qytetit të Shkodrës duke krijuar një atmosferë fantastike.

Kalorës me simbolet kombëtare të shoqëruar nga banda e qytetit si dhe fëmijët e shkollave krijuan një atmosferë festive si asnjehrë më parë në qytetin e Shkodrës.

Ceremonia u përmbyll me vendosjen e kurorave pranë bustit të Isa Boletinit

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026