2 cisterna të lidhura me flotën e fshehtë ruse morën zjarr pranë brigjeve të Turqisë
Autoritetet turke raportuan se dy cisterna nafte të lidhura me “flotën e fshehtë” ruse, e njohur për shkeljen e sanksioneve ndërkombëtare, morën zjarr të premten në Detin e Zi pranë Ngushticës së Bosforit.
Anija e parë, Kairos me flamur të Gambisë, shpërtheu dhe mori zjarr rreth 28 milje detare larg bregut turk të provincës Kocaeli, ndërsa po lundronte pa ngarkesë nga Egjipti drejt portit rus të Novorossiysk, raportoi Ministria Turke e Transportit.
Pak më vonë, u raportua se një tjetër cisternë, Virat, ishte “goditur” në një zonë tjetër të Detit të Zi, rreth 35 milje detare larg bregut turk.
Autoritetet detare turke shpjeguan se incidenti i parë dyshohet se u shkaktua nga një “ndikim i jashtëm”, por nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi origjinën e sulmit. Dinamika mbetet e paqartë dhe autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e një shpërthimi të shkaktuar nga mina detare ose një sulm i qëllimshëm.
Vitet e fundit ka patur incidente me anije që kanë goditur mina të lundrueshme në Detin e Zi. Në pritje të verifikimeve të mëtejshme, autoritetet detare mbajnë nivel të lartë gatishmërie dhe monitorojnë situatën për të parandaluar incidente të reja dhe për të siguruar sigurinë e trafikut detar në zonën e Bosforit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht