Pogradec, italianët mbështesin fermerët me pajisje moderne dhe ekspertizë europiane

30 Nëntor 2025 | 19:53

Në Pogradec u prezantua një nismë e rëndësishme për ruajtjen e varietetit të rrallë të rrushit “Serina e Bardhë”, një pasuri e zonës që rrezikonte të zhdukej. Fermerët e Grabovicës tashmë janë bashkuar në një kooperativë, duke krijuar mundësi të reja për prodhim dhe zhvillim ekonomik.

Prodhuesi i verës, Ersol Caco u shpreh se ky bashkim është kryer për të investuar në vreshta të rinj dhe për të pasur një mënyrë tjetër taksimi.

“Qëllimi kryesor është identifikimi i produkteve tipike lokale. Në vreshtarinë e zonës ka varietete shqiptare me risk të humbjes, si Serina e Bardhë, Gems dhe Muskat Kanellë.

Ne si fermerë jemi bashkuar ligjërisht për të investuar në vreshta të rinj dhe për të pasur një mënyrë tjetër taksimi. Aktualisht jemi 7 fermerë dhe synojmë të përfshijmë të gjithë ata që merren me vreshtari”, tha ai.

Në ceremoninë e zhvilluar në Grabovicë u dorëzuan edhe makineri moderne bujqësore për inkubatorin e Pogradecit, duke krijuar kushte më të mira pune, rritje të prodhimit dhe mbështetje konkrete për fermerët e zonës.

Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli u shpreh se ky bashkëpunim sjell përfitime për palët si dhe lehtësi për të vijuar këtë aktivitet.

“Më në fund u kuptua se duke qenë bashkë përfitimet janë më të mëdha. Bashkimi sjell lehtësira, qoftë për taksat, qoftë për aksesin në skema mbështetëse. Edhe farërat, edhe pesticidet merren më lirë dhe më cilësore kur punoni të bashkuar”, tha ai.

Paolo Viviani, përfaqësues i palës italiane, theksoi potencialin e produkteve tradicionale shqiptare në tregun europian.

“Produkti tradicional luan një rol të rëndësishëm në promovimin e aktiviteteve të fermerëve shqiptarë. Ne kemi identifikuar produktet që lidhen ngushtësisht me zonat e tyre dhe ato kanë vend të sigurt në tregun kombëtar.

Kur arrijnë vlerë të veçantë ose sasi të mjaftueshme, hapet mundësia e tregut ndërkombëtar. Me ecjen që po bën Shqipëria drejt BE, tregu europian është një mundësi e shkëlqyer për këto produkte’, u shpreh Viviani.

Nëpërmjet kësaj nisme, fermerët e Pogradecit do të punojnë të bashkuar, do të përfitojnë teknologji, trajnime dhe standarde të reja prodhimi, duke forcuar vlerën e produkteve vendase dhe identitetin e tyre rural.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026