Gjirokastër, kostumet popullore simbolika e festave për fëmijët dhe të rinjtë
Kostumet popullore tashmë janë kthyer në veshjen e preferuar për fëmijët dhe të rinjtë në eventet kulturore që organizohen në qytetin e Gjirokastrës. Për gjatë aktiviteteve artistike për festat e Nëntorit spikati veshja e pjesëmarrësve me kostumet kombëtare një zgjedhje, e cila transmeton traditën tek të rinjtë.
Mjeshtrja e kostumeve popullorë, Lizeta Hatika shprehet se vit pas viti kërkesat për kostume popullore janë rritur.
“Është një kënaqësi shumë e madhe që të themi që nga viti në vit ka një rritje të kërkesave për këto kostume dhe sivjet ka qenë një mirëorganizim nga të gjitha shkollat për të organizuar festat e 28-29 Nëntorit të veshur me kostume popullore, duke filluar që nga kopshtet, nga parashkollorët dhe deri tek gjimnazet gjë që vitet e tjera nuk ka ndodhur”, tha ajo.
Tradita dhe kryesisht veshjet popullore po zënë gjithmonë e më shumë vend në aktivitetet artistike duke rijetëzuar vlerat tona kombëtare.
“Më bën të lumtur fakti që tani nuk janë më vetëm disa persona që kanë dëshirën për ti mbajtur veshur këto kostume në ditët e aktivitetit por janë klasa të gjitha të mirëorganizuara,me një plan program të cilat në çdo kohë që shfaqin aktivitetin e tyre janë të veshur me kostumet tradicionalë jo vetëm të jugut por të mbarë Shqipërisë. Është rikthim në rrënjët tona dhe pa rrënjë nuk mund të kemi degë të forta”, shtoi ajo.
Interesim në rritje për kostumet popullorë konstatohet edhe nga turistët që vizitojnë qytetin e gurtë duke nxitur promovimin e vlerave të traditës.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet