Papa Leo thirrje libanezëve të qëndrojnë në vendin e tyre

30 Nëntor 2025 | 19:15

Papa Leo XIV i bëri thirrje popullit libanez të qëndrojnë në vendin e tyre teksa shtoi se duhet punuar për të kapërcyer përçarjet e thella politike brenda Libanit. Në një fjalim në pallatin presidencial menjëherë pas mbërritjes së tij në Liban, Papa theksoi situatën e brendshme dhe nevojën që të gjithë të punojnë për paqen.

“Ndonjëherë është më e lehtë të largohesh ose, thjesht, më praktike të shkosh diku tjetër. Vërtet duhet guxim dhe largpamësi për të qëndruar ose për t’u kthyer në vendin tënd”, tha ai në fjalimin e tij të parë drejtuar autoriteteve libaneze.

Kolapsi ekonomik që nga viti 2019 ka përkeqësuar emigrimin masiv nga vendi.

“Ne e dimë se pasiguria, dhuna, varfëria dhe shumë kërcënime të tjera po shkaktojnë këtu, si kudo në botë, një hemorragji (të ikjes) të të rinjve dhe familjeve që kërkojnë një të ardhme diku tjetër, edhe nëse kjo u shkakton dhimbje të madhe braktisjen e atdheut të tyre”, shtoi Leo XIV.

Vendi përjetoi një luftë të gjatë civile (1975-1990), pas së cilës nuk u bë asgjë për të sjellë pajtim të vërtetë. Lufta e fundit me Izraelin i ka thelluar konfliktet, me Hezbollahun që ka një front të hapur kundër Izraelit që nga tetori i vitit 2023 në një shfaqje mbështetjeje për Hamasin palestinez, duke provokuar kundërshtimin e një pjese të madhe të komuniteteve të tjera, përfshirë të krishterët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë

Irani paralajmëroi të enjten se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-të synojnë infrastrukturën iraniane, sipas raportimeve të mediave vendase. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit...
09:10 | 16/07/2026

Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona

Më shumë se 500 persona, shumica e të cilëve i përkasin komunitetit të persekutuar Rohingya, dyshohet se kanë vdekur pasi dy anije që i transportonin...
09:09 | 16/07/2026

Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave

Planifikuesit ushtarakë amerikanë kanë shqyrtuar një sërë opsionesh për veprime të mundshme kundër Kubës, përfshirë një sulm ajror të udhëhequr nga ushtria që do të...
08:51 | 16/07/2026