Shpopullimi, Peqini po zbrazet! Të rinjtë po e braktisin qytetin

30 Nëntor 2025 | 19:24

Peqini po zbrazet! Shumë qytetarë të tij, janë detyruar ta braktisin. Sapo hyn në qendër, vërehen rrugë të qeta, pothuajse bosh, ku vetëm ndonjë i moshuar shfaqet rrallë.

Ata pak banorë që kanë mbetur rrëfejnë se të rinjtë të gjendur mes pasigurisë për jetën, pa mundësi punësimi janë larguar prej vitesh.

“Këto kushte janë, janë larguar. Po ekonomia,” shprehet i moshuari.

Ikja e të rinjve për një jetë më të mirë, ka lënë qytetin, vetëm me të moshuar që sot ndihen më të vetmuar se kurrë. Vetmisë i shtohen edhe vështirësitë ekonomike, pasi me pensionet që marrin, thonë se nuk e përballojnë dot muajin.

“Këtu është e dukshme por ne kemi ngel vetëm. Ka ardhur koha të shtohen azilet se s’kemi kush na shërben”, tha një banor tjetër.

Peqini është një nga zonat ku shpopullimi ndjehet jo vetëm në statistika, por edhe në përditshmëri – në rrugët e qeta, bizneset e mbyllura dhe shtëpitë që mbeten bosh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026