Berisha: Meta mund të dijë më shumë se unë për 21 janarin, audiopërgjimi u manipulua

1 Dhjetor 2025 | 10:35

Në dalje të SPAK, ku u paraqit për masën e sigurimit në lidhje me çështjen “Partizani”, kreu i PD, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët edhe për kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta, për t’u pyetur si person në dijeni për ngjarjet e 21 Janarit.

Berisha tha se Ilir Meta mund të dijë më shumë se ai, ndërsa theksoi se audiopërgjimi i Metës me Dritan Priftin u manipulua nga Edi Rama.

“E para, nuk kam dijeni se cilat gjëra di Ilir Meta më shumë se unë. Mund të dijë, që është normale, sepse ju e dini se ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin, dhe aty fillon manipulimi i një regjistrimi të ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti, i cili, për hir të së vërtetës, mendoi se mund të më bëjë presion. Por unë i thashë: sa të dalësh nga dera ime, bëje publike. Ky jam, nuk mund të më marrë kush peng. Kështu që Ilir Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë në këtë drejtim. Ai e çoi regjistrimin në një institut italian shumë serioz, i cili deklaroi se është 28 herë copy-paste dhe i manipuluar. E ka bërë Edi Rama me Filip Çakullin. Shpresoj që kjo çështje të trajtohet me seriozitetin më të madh”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026