Zbardhet kërkesa e Metës për të dëshmuar në “21 Janar”: Kam të dhëna të panjohura
Është zbardhur kërkesa e Ish-presidenti Ilir Meta e depozituar në SPAK për të dhënë dëshmi lidhur me çështjen e “21 Janarit”.
Kërkesa është paraqitur nga avokati i tij, pasi Meta ndodhet aktualisht në paraburgim. Në shkresën drejtuar Prokurorisë së Posaçme, ai shprehet se disponon informacione që mund të ndihmojnë në sqarimin e ngjarjes.
“Unë kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund t’i shërbejnë për të zbardhur ngjarjen”, shkruan Meta në kërkesën e dorëzuar.
Deklarata e Metës vjen një ditë pasi avokati i tij, Kujtim Cakrani, në emisionin “Breaking”, bëri të ditur se ish-presidenti ka dijeni për prova të cilat, sipas tij, mund të çojnë drejt zbardhjes përfundimtare të çështjes së “21 Janarit”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Meta kërkon të pyetet për Janarin i dërgon kërkesë SPAK
- “Metamorfoza”, GJKKO jep dënimet për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe 5 të tjerë
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet