Ngjarja e rëndë në Slloveni: Influencuerja 31-vjeçare gjendet e vdekur në 1 valixhe
Një rast që ka tronditur Austrinë dhe Slloveninë është në qendër të hetimeve pasi trupi i influencueres së bukurisë 31-vjeçare Stefanie Pieper u gjet brenda një valixhe në një zonë pyjore në Slloveni.
Gruaja e re u zhduk më 23 nëntor, disa orë pasi u kthye në shtëpi nga një festë.
Sipas policisë së Styria-s, influencuesja – e njohur për përmbajtjen e saj të grimit, modës dhe muzikës në platformat e mediave sociale – fillimisht i kishte dërguar një mesazh një shoqeje se ishte kthyer shëndoshë e mirë . Por një mesazh i dytë shqetësues pasoi pak më vonë, në të cilin ajo tha se besonte se “kishte dikë në shkallë” të ndërtesës së saj të apartamentit.
Fqinjët raportuan se kishin dëgjuar një rrëmujë dhe kishin parë ish-partnerin e saj në ndërtesë, sipas raportimeve në Oe24, 20 Minuten dhe Kleine Zeitung.
Kur të afërmit dhe kolegët e saj nuk mundën ta kontaktonin dhe ajo nuk u paraqit në punë, e shpallën të zhdukur.
Hetimi i autoriteteve përfundimisht çoi në arrestimin e ish-partnerit të saj 31-vjeçar në Slloveni, pranë një makine të djegur që i përkiste atij. Policia tha se burri kishte udhëtuar në vend disa herë.
Në një deklaratë, policia e Styrian tha: “Mbrëmjen e 24 nëntorit, policia sllovene raportoi se një makinë kishte shpërthyer në flakë në parkingun e një kazinoje pranë kufirit . Mjeti i përkiste 31-vjeçarit”.
Pas arrestimit të tij, burri u ekstradua në Austri dhe thuhet se ka bashkëpunuar me autoritetet gjatë marrjes në pyetje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)