U kap me 15 doza drogë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali

2 Dhjetor 2025 | 16:36

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 22-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ndodhur të shtunën e kaluar në San Benedetto në zonën e Monsampolos, përgjatë rrugës Salaria. I riu shqiptar u ndal gjatë një kontrolli rrugor teksa drejtonte një mjet tip “Toyota Auris”.

Ai ka shfaqur shenja nervozizmi gjatë kontrollit, gjë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e policisë. Gjatë kontrollit, policia gjeti një mbështjellës të një marke të njohur vezësh çokollate, i cili përmbante 15 doza kokaine me peshë rreth 8 gramë.

Ai kishte gjithashtu dy telefona celularë dhe 300 euro, të cilat besohet se ishin të ardhura nga trafiku i drogës. 22-vjeçari rezulton i dënuar edhe më parë për trafik droge. Gjykata konfirmoi arrestimin dhe shtyu çështjen deri më 6 shkurt për procedura të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026