452 botime origjinale, ekspozohet koleksioni i biblave në Bibliotekën Kombëtare
Katër vepra të Shën Augustinit, biblat e para të shtypura në alfabet arab, një botim i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve janë mes botimeve të rralla të ekspozuara në Bibliotekën Kombëtare nga Koleksioni i Biblave që ruhen në këtë institucion.
Për herë të parë, publiku shqiptar ka mundësinë të shohë nga afër 452 Bibla dhe tekste biblike, një pjesë e konsiderueshme botime origjinale që datojnë nga mesi i shekullit XV deri në shekullin XIX.
“Është një ekspozitë mjaftë e veçantë sepse është koleksion impresionues biblash që fillojnë nga 1400, janë 8 të tilla e më pas vijon deri në ditët tona. Është e ndarë në dy pjesë. Janë bibla që vijnë nga Venecia, Roma, Parisi, Belgjika, pjesa e dytë lidhet me historikun tonë që është përkthimi i shkrimve të shenjta në shqip. Janë tekstet e para në gjuhën shqipe që nga Buzuku, Bogdani e Budi që janë të ekspozuara këtu dhe deri te përkthimi i Vangjel Meksit e kështu me radhë”, tha Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.
Në mesin e tyre gjenden botime të para të shtypit europian.
“Në një cep të ekspozitës janë Biblat e para me alfabet arab, që mban vulën e Bushatllinjve. Janë ikunabla dhe janë në latinisht dhe janë biblat në greqisht. Është një ekspozitë jo fetare që synon të tregojë një pjesë të rëndësishme të asaj trashëgimie kulturore të pasur që ne kemi dhe njëkohësisht një ekspozitë që dëshmon lidhjet tona të vjetra me qytetërimin evropian”, shtoi Piro Misha.
Pjesa e dytë i kushtohet një kapitulli të rëndësishëm të historisë së gjuhës shqipe: përpjekjeve për përkthimin e Shkrimit të Shenjtë.
“Përkthimi i shkrimeve të shenjta në shqip është një fazë e rëndësishme e emancipimit tonë kombëtar sepse dëshmohet që gjuha jonë ishte e aftë të përkthente shkrimet e shenjta”, shprehet kështu Misha.
Në mesin e eksponateve ndodhen edhe botimet e Konstantin Kristoforidhit, i cili përktheu Dhjatën e Re në të dy variantet e shqipes gegnisht dhe toskërisht – në vitet 1868–1869. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më datën 19 dhjetor.
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë
- 21:45 “E pa që me të mirë këta nuk marrin vesh”, Mulaj: Trump i tregoi Europës se duhet të mbrojë veten
- 21:31 Vuçiç: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme
- 21:30 Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës